Prizren: Shkolla “Ekrem Rexha” në Lubizhdë në shënjestër të vandalëve – thyen dyert e sallës sportive dhe banjës

0
78

Persona ende të panjohur kanë dëmtuar objektet ndihmëse të SHFMU “Ekrem Rexha” në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Sinjali mëson se rreth orës 11:30 të së hënës është raportuar në Polici se janë thyer dyert e sallës sportive dhe të banjës së shkollës, që ndodhen rreth 50-60 metra larg objektit kryesor.

Nga hetimet e para dyshohet se incidenti ka ndodhur gjatë fundjavës. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet.

Në dyer janë gjetur edhe panele mediapani të mbështetura, ndërsa është konstatuar se ato kanë pasur edhe dëmtime të mëhershme.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe procedurat e hetimit janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here