Prizren | Shkaktoi aksident me lëndime të rënda dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia e arreston

0
338

Kishte shkaktuar aksident trafiku në Prizren, dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Por Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin e shkaktimit të aksidentit, i cili ka përfunduar me lëndime të rënda.

“Prizren 23.07.2023 – 19:00. Lidhur me rastin, më 24.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas shkaktimit të aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here