Prizren | QKMF-ja rinisë me testet rapide edhe vikendeve

0
394
Foto: Ilustrim

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se drejtoria e Shëndetësisë nëpërmjet QKMF-së do të ofrojë realizimin e testeve rapide AG SARS2 edhe gjatë vikendeve.

Ky vendim ka ardhur pas rritjes të numrit të rasteve të infektimeve me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

“Njoftim lidhur me realizimin e testeve rapide edhe gjatë fundjavës
Duke u bazuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në nivel vendi, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, nëpërmjet Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF), duke filluar nga data 22.01.2022, do të ofrojë realizimin e testeve rapide AG SARS2 edhe gjatë fundjavëve në vijim.
Ofrimi i këtij shërbimi do të bëhet në hapësirat e QKMF-së, ndërsa për t’u testuar, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga Mjeku familjar për një gjë të tillë”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here