Prizren | Prokuroria ngriti aktakuza kundër tetë personave, ndalon një të mitur të dyshuar për vjedhje

0
145

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave, të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Si rrjedhojë, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për të Mitur është ndaluar për 24 orë një i mitur për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:                        

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrka më posedim e pasurisë së luajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here