Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari.
Ai dyshohet për veprën penale për “Falsifikim të parasë”, që ka ndodhur më 11 prill të këtij viti në rrugën “William Walker” në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.