Prizren | Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi

0
706

Policia e Kosovës në Prizren ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi i panjohur NN

  • Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren .
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here