Një person u plagos dje si pasojë e të shtënave me armë zjarri te Tranziti i Vjetër në Prizren.
Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë. Viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
Sipas njoftimit të Gazetës Sinjali njëri nga të dyshuarit është Shaban Mullallari.
Për këtë ngjarje, jepen edhe disa detaje në raportin 24 orsh të PK-së:
“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta e Prizrenit/