Prizren | Persona të panjohur hynë me forcë në një banesë dhe vjedhin 5.300 euro – Policia po e heton rastin

0
1135
Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve nga persona të dyshuar në vende të ndryshme, si rrugë, shtëpi, lokale apo pompa derivatesh kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur edhe në Prizren në minutat e parë të ditës së sotme, raporton SO.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se sot rreth orës 00:05 një person ka lajmëruar policinë se persona të dyshuar të panjohur për të me forcë kishin hapur derën e hyrjes së banesës së tij.

Sipas deklaratës së ankuesit në polici është bërë e ditur se të dyshuarit kishin demoluar gjësende të ndryshme si dhe nga dhoma e gjumit i kanë vjedhur një kuletë në të cilën pretendon se ka pasur para kesh në vlerë prej 5.300 euro.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Prizren 07.01.2023-00:05 Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se të dyshuar të panjohur kishin hapur me forcë derën e hyrjes së banesës së tij. Sipas ankuesit të dyshuarit kishin demoluar gjësende si dhe nga dhoma e gjumit i kanë vjedhur një kuletë në të cilën kishte pasur para kesh rreth pesëmijë e treqind (5300)€. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në raportin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here