Prizren: NJRSH kap në flagrancë me armë 31-vjeçarin, përfundon në ndalim policor

0
329
Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar disa raste të tilla. Njëri prej tyre u zbulua mbrëmë në mesnatë, në rrugën “Brigada 125″ në Prizren, ku Policia kapi në flagrancë një person që mbante armë ilegale, raporton Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Njësia e Reagimit të Shpejtë gjatë patrullimit në një pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, F.M., 31-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator e disa fishekë, që sipas të dyshuarit e mban për siguri dhe vetëmbrojtje.

Për shkak të posedimit të armë, i riu është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here