Prizren | Një i mitur kërkon ndihmë mjekësore pasi u rrah nga tre bashkëmoshatar të tij, të dyshuarit gjenden në arrati

0
395
Foto: Ilustrim

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në Stacionin Policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar bashkëmoshatar të tij.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:50 në rrugën “Istriotet” në Prizren.

Poashtu, policia njofton se të dyshuarit, të mitur aktualisht gjenden në arrati.

Rr. Istriotet, Prizren 27.01.2023 – 21:50. Viktima mashkull  kosovar i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas tij është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj bashkëmoshatar të tij. Të dyshuarit gjenden në arrati.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here