Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

0
101

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj të martën në Prizren, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, shkruan 04 Online.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Prizren / 23.12.2025 – 11:00. Viktima femër kosovare është gjetur pas shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here