Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi u godit nga një shenjë komunikacioni në fshatin Landovicë, raporton 04 Online.
Shenja ishte përplasur nga një rimorkio, e cila u godit nga pakujdesia e një burri, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Landovice, Prizren 16.05.2025-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që me rimorkio nga pa kujdesia ka goditur shenjën e komunikacionit, e cila shenjë ka goditur këmbësoren femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”., thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online