Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, shkruan 04 Online.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prizren 12.05.2025-19:14. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online