Prizren | Ngritet aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit

0
584

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.J., – person përgjegjës i personit juridik, dhe “E.I.”Sh.P.K. – person juridik, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 par.1 dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga data 05.04.2024 dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2024, në Prizren në rrugën “Adnan Krasniqi”, i  pandehuri I.J.,- si person përgjegjës i personit juridik dhe “E.I.” Sh.P.K– person juridik, veprojnë në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, në atë mënyrë që në ngastrat kadastrale në Prizren, gjatë zhvillimit të punimeve kanë filluar ndërtimin e aneksit (shtim ndërtimit) të bazës së penthausit mbi bazën e katit të shtatë (VII) të objektit për banim kolektiv me lokale afariste, duke tejkaluar projektin kryesor të aprovuar me leje ndërtimi, përkundër faktit se Inspektorati i urdhëron që të ndërpriten punimet. Të njëjtit vazhdojnë me realizimin e punimeve edhe pas ndërprerjes duke bërë betonimin e aneks pllakës së penthausit, mbi pllakën e aneksit të penthausit betonohen dy shtylla dhe trau.

Po ashtu, të pandehurit e lartëcekur, në mënyrë të kundërligjshme heqin shiritat e ngjitur nga zyrtari i autorizuar- Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të cilët i kishin vendosur për ndalimin e punëve ndërtimore në penthaus, duke vazhduar me punët ndërtimore në objekt.

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprat penale  “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” sipas KPRK-së.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here