Është ndarë nga jeta tekniku i Rëntgenit në Departamentin e Stomatologjisë pranë QKMF-së në Prizren, Aljim Mislimi.
Lajmin për vdekjen e Mislimit e ka dhënë drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.
“Sot papritur u nda nga kjo botë Aljim Mislimi teknik në repartin e rentgenit të Departamentit të Stomatologjisë.Në emër të Drejtorit të QKMF së-Prizren i shprehim ngushllime familjes ,dhe gjithë kolegëve e miqëve me të cilën punojë dhe jetojë i ndjeri”, thuhet në njoftimin e Elezkurtajt./04 Online