Prizren: Mungon Rentgeni, prej tri jave sorollaten pacientët e Stomatologjisë

0
136

Prej gati tri javësh, në repartin e stomatologjisë në QMF 1 në Prizren, pacientët nuk mund të kryejnë rentgenin dentar për shkak të mungesës së reagensave të nevojshëm për zhvillimin e filmave, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nga stafi pohojnë se me kohë kanë sinjalizuar përfundimin e tyre, por deri tash ende nuk ka  zgjidhje të këtij problemi bazik, ndërsa pacientët detyrohen të sorollaten – ose duke kërkuar ndihmë në ordinanca private, ose duke u drejtuar në QKMF të tjera.

Ironikisht, kjo ndodh në një kohë kur qeverisja komunale e Prizrenit, vetëm në dy vitet e fundit, ka kthyer mbrapsht në Prishtinë afro 15 milionë euro të pa shfrytëzuara. Ndërkohë, mungesa të tilla esenciale në sistemin publik të shëndetësisë dëshmojnë një neglizhencë të pafalshme ndaj nevojave të qytetarëve. /Gazeta e Prizrenit /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here