Prizren, me vendim të gjyqtarit lirohen 6 persona që u arrestuan nga policia të dyshuar për prostitucion

0
272

Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë.

Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, po sipas policisë bëhet e ditur se këto raste janë më të theksuara në Prizren, ku të dyshuarit në shumicën e rasteve kanë qenë edhe nga Shqipëria.

Policia e Koosvë në Prizren ka njoftuar se me datë 26.06.2022 ka arrestuar 6 persona të dyshuar (meshkuj) për prositucion, gjë të cilën të dyshuarit e kanë pranuar gjatë intervistimit.

Poashtu, është bërë e ditur se me urdhër të gjyqtarit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 26.06.2022 – 15:40. Janë arrestuar 6 (gjashtë) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur, gjë të cilën e kanë pranuar gjatë intervistimit. Me urdhër të gjyqtarit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here