Prizren | Mashtrime në emër të ndihmës: Policia paralajmëron qytetarët

0
86

Policia e Kosovës ka njoftuar për shtim të rasteve të mashtrimeve, ku qytetarë dhe biznese kontaktohen përmes Viber, WhatsApp e aplikacione të ngjashme nga numra të huaj, duke iu kërkuar ndihmë financiare në emër të personave të tretë, transmeton 04 Online.

Sipas policisë, mjetet kërkohen të dërgohen përmes Western Union apo MoneyGram, por më pas rezulton se përdoren për përfitime personale.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Mashtrime në emër të ndihmës: Policia paralajmëron qytetarët

Prizren, 5 Shtator 2025

Në ditët e fundit, janë në rritje ankesat e qytetarëve në Policinë e Kosovës, ku qytetarë dhe biznese raportojnë raste të mashtrimit që kryhen në emër të ndihmës financiare për persona të tretë.

Sipas deklarimeve të palëve të dëmtuara, është konstatuar se persona të panjohur, për momentin, i kontaktojnë qytetarët përmes telefonit, duke përdorur aplikacione si Viber, WhatsApp etj., me numra telefonikë nga shtete fqinje (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi), dhe kërkojnë ndihmë financiare në emër të personave të tretë. Ata udhëzojnë që mjetet financiare të dërgohen përmes filialeve të Western Union, MoneyGram dhe të ngjashëm.

Më vonë, palët e dëmtuara kuptojnë se mjetet nuk janë përdorur për qëllime ndihme, por për përfitime personale të individëve të dyshuar.

Bazuar në këto rrethana, u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj kërkesave të tilla, pasi hetimet e deritanishme kanë konstatuar se bëhet fjalë për skema mashtruese me qëllim përfitimi personal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here