Një rast i lëndimit aksidental është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Gjatë ditës së enjte një person ka raportuar në polici se deri sa ishte duke punuar në një zdrukthëri kishte lënduar gishtat e dorës së majtë, raporton SO.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM AKSIDENTAL Prizren 02.02.2023 – 09:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke punuar në një zdrukthëtari kishte lënduar gishtat e dorës së majtë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.