Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person në Prizren është lënduar në vendin e tij të punës.
I njëjti ka pësuar lëndime në kokë nga një pjesë e një pajisjeje me të cilën ishte duke punuar.
“Tranzit i Vjetër, Prizren 11.02.2022 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka pësuar lëndime në kokë nga një pjesë e një pajisje me të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin ë Policisë.