Prizren: Kapet me drogë dhe para, dërgohet në mbajtje

0
108

Një mashkull kosovar është arrestuar në Prizren nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të substancave narkotike, raporton 04 Online.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar 16.54 gram marihuanë, një qese me 3.79 gram pluhur të bardhë si dhe para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Rrust Kabashi, Prizren / 22.05.2025 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 16.54 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një qese pluhur i bardhë me peshë 3.79 gram si dhe para. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here