Prizren: Kapen katër shtetas të huaj, u gjetën të fshehur brenda rimorkios së një kamioni

0
484

Katër shtetas të huaj janë kapur nga policia në Prizren.

Ata ishin fshehur brenda rimorkios së një kamioni.

Personat në fjalë ishin futur ilegalisht në Kosovë.

“Më datë 12.09.2022 rreth ores 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren permes një kamioni me targa vendore janë futur në menyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër (4) shtetas të huaj. Menjëherë njesiti policor iu ka pergjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganorë të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi”, njofton Policia përcjell Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here