Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mbanë patrullime të rregullat dhe vepron në çdo kohë.
Në kuadër të lëvizjeve të rregullta të policisë me 02 gusht 2023, zyrtarët e DRP Prizren dhe Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi të autobusit i ka shqiptuar gjobë prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro, dhe i është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 3 muaj, Arsyeja është se i njëjti ka hyrë në tejkalim të kolonës dhe atë nga ana djathë, duke rrezikuar trafikun dhe duke shkaktuar revolt të qytetarët”, thuhet në njoftim./04 Online