Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmi relevante për rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Prizren 04.06.2023 – 14:25. Eshtë raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmi relevante për rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”.