Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj, në shtëpinë e tyre.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, derisa Policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.
“Një femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.