Afër lagjes së spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrveshje në mes të palëve.
Siç ka thënë Policia e Kosovës në Prizren për 04 Online, nuk ka asnjë të lënduar, derisa të dyshuarit janë arrestuar.
“Afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Farmirësisht nuk ka asnjë të lënduar të dyshmtit janë arrestuar. Deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje, disa persona janë duke u intervsituar”, ka thënë për 04 Online Shaqir Bytyqi, Zëdhënës i Policisë rajonale në Prizren./04 Online