Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton 04 Online
Sipas njoftimit të policisë, viktima është mashkull kosovar, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaktarët e saktë të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar të gjitha detajet që lidhen me këtë ngjarje.
“Prizren / NN. Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Polivisë së Kosovës./04 Online