Në rrugën “Enver Haradinaj” në Prizren janë arrestuar dy persona nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Siç thuhet në raportin e policisë, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Rr. Enver Haradinaj, Prizren 09.11.2024 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 10 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online