Prizren | Ftohen qytetarët që të aplikojnë për renovimin dhe meremetimin e shtëpive apo banesave

0
313

Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për renovimin dhe meremetimin e shtëpive apo banesave.

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 24.01.2022, deri më 25.02.2022, thuhet në fund të këtij njoftimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here