Prizren | E rrahin dhe ia drejtojnë armën, policia i arreston dy të dyshuarit

0
237
Foto: Ilustrim

Në rrugën “Nijazi Alishani” janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njëri nga të dyshuarit ia ka drejtuar armën viktimës, teksa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 28.09.2024 – 23:30. Me 02.10.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast njëri prej tyre edhe ia kishte drejtuar armën viktimës. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë me një fishek, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here