Një femër në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga një person mashkull me të cilin ishte duke bashkejetuar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor, shkruan 04 Online.
“Prizren 04.08.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore të shkaktuara nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim të njësitit policor. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online