Një person në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren se nga persona të panjohur i është vjedhur minibusi në vendin ku e kishte parkuar.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, teksa rasti është duke u hetuar, shkruan 04 Online.
“Prizren / 12-14.10.2024 – 09:00-09:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur minibusi të cilin e kishte lënë të parkuar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online