Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Ngacmim seksual”.
Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është identifikuar.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në nr 192 , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.