Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me thikë nga persona të panjohur, shkruan 04 Online.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri thika dhe një boks hekuri.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar, ku njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prizren 02.03.2025, 18:35. Është raportuar se nga persona të panjohur janë lënduar me një mjet të mprehtë (thikë) dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt kurse tjetri është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online