Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF-Prizre, Xhevat Elezkurtaj, ka shkruar se, do t’i propozojë Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe klinikave private të shërbimeve gastroenterologjike që në kuadër të scrininigut të kancerit të zorrës së trashë të bëjë kolonoskopinë për të gjithë personat mbi 45 vjet.
“Kjo mënyrë e scriningut të kancerit të zorrës tani më është obligative në vendet europiane
Sllovenia nëpërmjet kësaj mënyre ka zbritur vdekshmërinë nga kjo sëmundje për 50%.
Për realizimin e këtij projekti është i domosdoshëm bashkërendimi i aktiviteteve në mes QKMF e cila do të bëje organizimin dhe Spitalit i cili do të kryejë pjesën e ekzaminimit me anë të mjekëve gastroenterolog. Në këtë projekt do të kyçen edhe klinikat private .
Ekzaminimi do të bëhet pa para .
Presim mbështetje edhe nga DKSH, zyra e Kryetarit dhe Ministria e Shëndetësisë.
Do të jetë projekti i parë në nivel të Republikës së Kosovës dhe në aspektin ligjor do të bazohet në UA 4/2020 tek shtojca 2 pika 9.3 e këtij udhëzimi administrativ te Shërbimet Shëndetesore në Kujdesin Paresor Shëndetësor: kontrolli, informimi dhe edukimi mbi scriningun e kancerit të prostatës dhe zorrës së trashë.”, ka shkruar drejtori Elezkurtaj.