Prizren: Djali ushtron dhunë ndaj prindërve, i kërcënon që t’i japin para

0
240

Në një familje në Prizren, djali dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Gazeta Sinjali mëson se çifti ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku kanë deklaruar se 31-vjeçari vazhdimisht po i kërcënon që t’i japin para.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here