Prizren | Buxheti për vitin 2025 kaloi falë votave nga opozita, pozita si kishte votat

0
240

Buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2025 nuk do të kalonte pa votën e disa asambleistëve nga opozita.

Ndonëse si projekt u kritikua nga opozita, ai kaloi pikërisht nga vota e tyre.

Me 26 vota për dhe 6 kundër, buxheti ka kaluar me disa projekte të përsëritura. Pjesë e këtij buxheti janë edhe dy projekte të konsideruara me rëndësi për publikun, vendosja e shtatores të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe vendosja e shtatores të ish presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Adem Shabanaj i LVV-së e Petrit Hoxhaj i partisë GUXO i thanë PO projektbuxhetit për vitin 2025. Shqipe Shatri e Nazife Kokollari & Tahiri të cilat ishin pjesë e listës fituese të LVV-së dhe të distancuara pas zgjedhjeve votuan pro buxhetit të propozuar nga PDK-ja. Projektbuxhetit i tha PO edhe Bajram Kastrati i AAK-së si dhe të gjithë asambleistët e LDK-së si dhe Kujtesa Kabashi & Shatri./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here