Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njejtat mbesin sfidë për institucionet e vendit.
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Stacionin Policor në Prizren, shkruan SO.
Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se pas një mosmarrëveshje në mes një çifti, burri e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.
Poashtu, thuhet se si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje.