Prizren: Burri sulmon bashkëshorten pas një zënke, ndalohet për 48 orë

0
234
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në një familje në Prizren, ku një burrë po dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Bazuar në dëshminë e viktimës, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike pas një debati lidhur me fëmijën e tyre, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here