Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që ka gjuajtur me armë në drejtim të vajzës dhe djalit të tij.
Sipas Policisë së Kosovës, në stacionin policor janë paraqitur personat në fjalë të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka gjuajtur dy herë në drejtim të tyre, por pa pasur të lënduar.
Arma është sekuestruar, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:00 në Prizren.