Prizren | Arrestohet personi që publikoi video me armë në rrjete sociale

0
94
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi është konstatuar se ai kishte publikuar në rrjete sociale video ku shfaqej me armë, shkruan 04 Online.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas që dyshohet se ishte përdorur në përmbajtjet e publikuara.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rastit.

“Prizren/14.10.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vërtetuar se në rrjete sociale ka postuar video me armë. Nga i njejti eshtë konfiskuar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here