Një burrë në Prizren është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua dhe vëllanë e saj.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte në lidhje krushqie-miqësie të mëhershme me viktimat.
“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor”, ka njoftuar PK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftim.