Policia në Prizren ka arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit, shkruan 04 Online.
Me vendim të prokurorit, viktima kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është vendosur në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë.
“DHUNIM – Prizren 09.02.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online