Një mashkull kosovar është arrestuar në Prizren pasi gjatë kontrollit nga policia, në automjetin e tij me targa të huaja u gjetën dhe sekuestruan 9.01 gram marihuanë, një pako rrizlla dhe një grinder, raporton 04 Online.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren / 21.05.2025 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa të huaja ishte ndalur nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 9.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pako rrizlla dhe një grinder. I dyshuari pasi intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online