Prizren | Arrestohet një person për kanosje të viktimës së fajdesë

0
232

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve – DRP në Prizren, ka arritur që me datë 20.01.2025 të arrestoj një person të dyshuar, në pikën kufitare në Merdare. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Prizren.  

“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here