Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë. Incidenti ka ndodhur pasi policia e kishte ndaluar të dyshuarin për një kundërvajtje në trafik, shkruan 04 Online.
Sipas burimeve policore, i dyshuari, një mashkull kosovar, ka reaguar ashpër ndaj ndalimit dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. Pas këtij veprimi, ai është arrestuar në vendngjarje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.
“Rr. Ismail Kryeziu 07.02.2025 – 05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarët policorë të cilët e kishin ndaluar atë lidhur me një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online