Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas shqiptar në Prizren, i dyshuar për detyrim dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, shkruan 04 Online.
Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se nga tetori 2024 deri më 27 shkurt 2025 ka kanosur një grua kosovare për përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.
“Prizren – Me 27.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti nga muaji tetor-2024 e deri me 27.02.2025 me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vetë-veten ka kanosur viktimën femër kosovare duke detyruar të veproj në dëme të pasurisë së saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online