Prizren, arrestohet në flagrancë i dyshuari për fajde

0
110

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për veprën penale të fajdes në qytetin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar më 06.08.2025 nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit me mbështetje edhe nga njësi të tjera relevante.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren në mbështetje edhe të njësive tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të të dyshuarit mashkull kosovar për veprën penale Fajde”- thuhet në komunikatë./Kallxo.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here