Një person është arrestuar në Prizren pasi fillimisht, nga pakujdesia, goditi me veturë një motoçikletë dhe më pas sulmoi fizikisht viktimën, shkruan 04 Online.
Ky i fundit mori tretman mjekësor për lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prizren / 06.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën, i dyshuari me veturë nga pakujdesia ia kishte goditur motoçikletën. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online