Mbrëmë në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, është arrestuar një mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë.
Pas procedurës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren / 05.01.2025 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 3.9 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/04 Online